Përshkrimi i projektit
Kullat e Arta është projekti mëi ri i kompanisë Alwera Invest, i cili ka filluar të ndertohet në njerin ndër lokacionet më të preferuara dhe më atraktive në Prishtine, lagjen Veternik.
Ky kompleks ndodhet vetëm 200m larg QKUK-së dhe në afersi prej 100m ka qerdhen e femijëve dhe objektet e tjera për shërbime publike.
Kompleksi përbëhet nga katër kulla banimi, ku secila prej tyre 20% të hapësires e ka të dedikuar për afarizëm dhe kjo e bën që brenda komplesit të ketë një siperfaqe të madhe të hapësirave afariste, ku janë planifikuar një rrjet i madh i dyqaneve të ndryshme tregtare, supermarkete ,ordinananca mjekësore etj.
Investitori është përkujdesur që brenda kompleksit të ketë hapësira të mjaftueshme të përbashketa si: pishina të jashtme për banorë, kopshti, këndi i lojërave për femijë etj. I gjithë ndërtimi do të realizohet me standarde të larta dhe furnizimet e materialeve do të bëhen nga brende të deshmuara vendore dhe evropiane. Kompleksi do të ketë rreth 45,000 m2 hapësirë banimi dhe 20% hapësirë afariste.
Please wait while flipbook is loading. For more related info, FAQs and issues please refer to DearFlip WordPress Flipbook Plugin Help documentation.