Përshkrimi i projektit
Lagjja SARAJ gjendet në Ferizaj, vetëm 2 kilometra nga qendra e qytetit të Ferizaj-it, në vendin e quajtur Saraishtë, shtrihet në një sipërfaqe prej 15 hektarësh.
Në Lagjen SARAJ është planifikuar ndërtimi i rreth 270 shtëpive, ndërsa investitori është përkujdesur të ofroj 10 modele të ndryshme të shtëpive, nga ato më moderne deri te ato klasike të cilat sjellin një ambient të përsosur për të gjithë banorët.
Lagjja do të ketë infrastrukturë moderne me të gjitha komponentat e një lagje europiane, si hapësira të gjelbëruara, terrene sportive çerdhe moderne për fëmijët e lagjës, shkolla fillore, hipermarket dhe restaurant të lagjës.
Lagjja SARAJ ka qasje të lehtë dhe shpejtë në të dy magjistralet, Ferizaj – Shtime – Prizren dhe Ferizaj – Shkup –Prishtinë. Të gjitha institucionet si: spitali, policia, zjarrëfiksit janë në afërsi 1.5 kilometra. Një tjetër përparësi e lagjes është edhe parku rekreativ Liria, i cili gjendet vetëm 800 metra larg Lagjes Saraj.